Të gjithë u habitën kur krejt papritur, reperi mjaft i njohur Ledri Vula fshiu çdo postim nga rrjeti i tij social Instagram. Fansat u bënë konfuz, por Ledri asnjëherë nuk tregoi arsyen e një vendimi të tillë.

Por duket se arsyeja lidhet me albumin e ri që këngëtari pritet të sjellë. Ai në profilin e tij në Instagram i është rikthyer sërish postimeve, por këtë herë shumë më ndryshe.

Nëse bën një kërkim në profilin e tij, sheh vetëm video me vargje kengësh dhe tani fansat mezi po presin hitet e radhës nga këngëtari. /tvklan.al