Ndihmësi i familjes mbretërore, i cili ka hedhur më herët akuza ndaj Meghan Markle, do të lërë detyrën si shef ekzekutiv i Fondacionit Mbretëror të Kembrixh në fund të vitit.

Jason Knauf ka qenë më parë sekretar i komunikimit të Princit Harry dhe Meghan Markle. Në vitin 2018-të ai dërgoi një email në lidhje me shqetësimet e tij për mënyrën se si Meghan trajtonte stafin e saj.

Thuhet se Jason Knauf do të lëvizë jashtë vendit dhe para se të bëhej pjesë e pallatit mbretëror ai punoi në disa kompani të ndryshme e gjithashtu drejtoi ekipin e shtypit për Cambidge dhe Sussexes. Në një deklaratë William dhe Kate u shprehën shumë mirënjohës ndaj Knauf për punën e tij dhe angazhimin e nga ana tjetër të trishtuar për largimin.

Në fillim të këtij viti “Times” deklaroi se Knauf kishte shprehur shqetësimin e tij se Meghan kishte larguar me forcë nga puna dy asistene personale teksa ishte pjesë e familje mbretërore. Por Meghan nuk e pranoi këtë gjë dhe avokatët e saj dhe të Harry-t thanë se kjo ishte e pavërtetë. Nga ana tjetër pallati mbretëror asokohe u shpreh se do të niste investigimet për të vërtetuar nëse pretendimet e Knauf ishin apo jo të vërteta.

Klan News