Loredana Zefi është një nga emrat e njohur dhe më të përfolur të showbizit. Së fundmi, reperja ka publikuar këngën e re “Kein Wort”, që në shqip do të thotë “Asnjë fjalë”, në bashkëpunim me Juju. Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë nga publikimi, kënga është pritur mjaft mirë.

Por duket se kënga është pëlqyer së tepërmi edhe nga personazhe të tjerë të njohur, të botës së showbizit. Një prej tyre që ka reaguar me anë të një postimi në Instastory ka qenë Dafina Zeqiri.

Bashkëngjitur fotos së postuar, Dafina shkruan: Është publikuar ‘Kein Wort’. Vajzë ti e bën repin gjerman të tingëllojë vërtet mirë./tvklan.al