Programi “Historia ime”, në Tv Klan ditën e sotme solli historinë e veçantë të zonjës Valentina Agalliu.

Ajo tregoi se kur filloi pandemia ndodhej në Bergamo, por vendosi që së bashku me vajzën e saj të ktheheshin në Shqipëri.

Valentina ka një pasion të madh për lulet dhe në Itali ka kopshtin e saj të luleve. Në ballkonin e shtëpisë në Tiranë, ajo gjeti vetëm dy karafila, por vendosi që ta rigjallëronte dhe zbukuronte, duke krijuar një kopsht shumë të bukur me lule.

Valentina Agalliu: Gjeta në ballkon vetëm dy karafilat tanë të famshëm, mora dhe disa rrënjë bimë tek ime më dhe pas qëndrimit të 28 ditëve, që nuk ndodhi asnjë e keqe, lejen e parë që kam marrë për punë, pas pune kam shkuar direkt në serrat. Fillova të merrja lulet, pastaj i rregullova, bëra një rrëmujë të madhe këtu me dhera, me zhavorr, e me të gjitha.

Gazetarja: Po që sot është bërë kaq e bukur?

Valentina Agalliu: Ka ballkone akoma dhe më të bukur në Tiranë, ky është një ballkon modest, që unë i shijoj me këto që kam.

Gazetarja: Je kujdesur gjithë jetën për lulet? I adhuron ato?

Valentina Agalliu: Lulet i adhuroj sepse në pamundësi të mbajtjes së kafshëve, unë thashë të paktën t’iu përkushtohem luleve sepse janë frymorë dhe lulet. Kur ikja në Itali dhe ia lija porosi fëmijëve, që i ujitni pak lulet dhe ata i linin pa ujitur, unë u thoja sot do u heq ujin juve për 24 orë.

Gazetarja: E bëje vërtet?

Valentina Agalliu: Jo! Por doja t’iu shpjegoja që janë frymorë dhe është si të lësh një njeri pa ujë, pa ushqim dhe lulja të përgjigjet.

Valentina u ka vendosur emra të gjitha luleve dhe pikërisht emrat e mikeshave të saj më të mira./tvklan.al