“Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëra-tjetrës dy kunata. Çështja e pronësisë është kthyer në një mollë sherri mes tyre, prej disa vitesh. Zonja Sanije kishte thirrur dhe kunatën tjetër Myrveten në seancën e ndërmjetësimit, por ajo në momentin e fundit ishte larguar dhe në studio qëndroi vetëm kunata tjetër Shpresa.

Sanije rrëfeu se në 6 mijë metër katrorë tokë, që ajo ka përfituar me ligj së bashku me vjehrrin dhe vjehrrën, pas vdekjes së tyre rrezikojnë të ndahen mes 7 fëmijëve të tjerë. Sot në certifikatë rezultojnë 13 persona dhe sipas Sanijes janë vërtetë shumë.

Sanije: Kam dy çështje për të sqaruar, problemi i parë është i tokave. Janë tokat që ka dhënë qeveria, i kanë dhënë 6 dynum burrit dhe 6 dynum vjehrrit. Në certifikatë i kam patur unë.

Eni Çobani: Pra në çertifikatën e trungut familjarë, vjehrri me vjehrrën kanë jetuar me ju apo jo?

Sanije: Po zonja Eni!

Eni Çobani: Dhe unë sigurisht kam dhe një certifikatë të 1 Gusht 1991, që ju ma keni sjellë, ku figurojnë të dy prindërit e bashkëshortit tuaj, bashkë me ju në 1 Gusht ’91. Më pas çfarë ka ndodhur të lutem? Ju keni 6 anëtarë në 1 Gusht?

Sanije: Në ’91 kur i kemi marrë këto toka ne, kanë qenë vjehrri, vjehrra, unë burri, djali dhe vajza.

Eni Çobani: Pastaj çfarë ka ndodhur Sanije?

Sanije: Unë jam martuar në ’83 dhe deri në ’99, pleqtë kanë qenë me mua  në certifikatë flas, sepse ishim të ndarë më vete, vetëm në certifiaktë ishim bashkë.

Eni Çobani: Pra si shtëpi ju jetonit veç e veç?

Sanije: Po veç e veç.

Eni Çobani: Por në një banesë?

Sanije: Po në një banesë. Pas disa vitesh, vjehrri bashkohet me Robert Karafilin, me djalin e madh, se burri është i fundit.

Eni Çobani: Pra për ta kuptuar më saktë, me zonjën Myrvete?

Sanije: Po!

Eni Çobani: Prandaj dhe zonja Myrvete duhet të ishte sot në këtë seancë ndërmjetësimi, por nuk e pranoi pjesëmarrjen. Çuditërisht deri në momentin e fundit tha po, pastaj nuk e di çfarë e ktheu mendjen e saj për t’u larguar. Cili është problemi me Shpresën të lutem?

Sanije: Problemi me Shpresën është se çertifikata e fundit që del tani e tokës, më hyjnë 13 veta mua. Në 6 dynymshin e burrit hynë 6 veta, unë siç isha familjarisht, hynë edhe 7 fëmijët e vjehrrit aty, edhe më dalin në certifikatë 13 veta.

Ardit Gjebrea: Po pse duhet të ishte e jotja kjo?

Sanije: Ashtu i jepte ferma, 6 dynym i dha burrit dhe 6 dynym i dha vjehrrit. Tani 6 dynym i shtetëzoi shteti, i ngriu, edhe në 6 dynymshin e burrit ka hedhur vjehrrin dhe vjehrrën. Domethënë më cilëson mua shteti, një dynym burrit, një mua, një djalit, një vajzës dhe pastaj fut vjehrrin dhe vjehrrën. Po në këto 2 dynym që hyri vjehrri dhe vjehrra hyn dhe 7 fëmijët e tjerë. Tani 3 veta kanë ndërruar jetë, dy vëllezërit e burrit dhe motra, tani hynë dhe nipërit dhe mbesat dhe bëhen shumë.

Eni Çobani: Shpresa hyn?

Sanije: Hyn Shpresa dhe fëmijët e Shpresës këtu!

Ardit Gjebrea: E kujt ka qenë toka?

Eni Çobani: Vjehrri i zonjës ka patur tokë dhe e ka dhënë si shumë qytetarë të tjerë për krijimin e ndërrmarrjeve bujqësore. Në ’93 ka dalë një ligj, i cili thotë në bazë të tokës që ke dhënë, atë pjesë të tokësh do marrësh. Këtë saktësim që sa tokë ka dhënë kjo familje, për krijimin e ndërrmarrjes bujqësore, unë aktualisht nuk e kam, por kam vetëm një aktmarrje, ku 6 mijë metra katrorë i ka marrë Zoti Qerim, që është vjehrri i zonjës bashkë me bashkëshorten dhe 6 mijë të tjera i ka marrë Tomori me familjen e tij. Këtu ka filluar dhe problemi, sepse sot Qerimit pretendohet se ia ka hequr shteti 6 mijë dhe qëndron vetëm 6 mijëshja e Tomorit. Por aty në bazë të trungut familjarë të vitit ‘91, është edhe Qerimi me Barien, vjehrri me vjehrrën dhe pas vdekjes së tyre është hapur dëshmia e trashëgimisë dhe janë futur gjithë fëmijët e tjerë./tvklan.al