Çmimi i arit arrin rekorde në bursa, në Shqipëri pak interes

Pasiguritë e krijuara në tregjet financiare nga kriza që po shkakton në shumicën e ekonomive pandemia e Covid-19, ka rikthyer në treg interesin për arin.

Çmimi i floririt në bursa ka arritur një rekord historik, duke kërcyer edhe mbi vlerën që kuotohej ari në krizën financiare globale të 2009-s.

Vlera e një kilogrami ar në bursa sot tregtohet me 65 mijë Dollarë, nga 40 mijë Dollarë që është çmimi mesatar historik, dhe mbi nivelin e 57 mijë Dollarë për kilogram që arriti kulmin në 2009-n.

Brunilda Isaj, konsulente financiare, thotë se gjatë kohëve të krizave, investitorët kërkojnë për një portofol të sigurtë dhe rezistent.

Shumë institucione financiare ofrojnë këtë mënyrë investimi për konsumatorët vitet e fundit edhe në Shqipëri.

Pavarësisht situatës në tregjet globale, interesi në vendin tonë për blerjen e metaleve të çmuara është më i ulët. Në 7 muajt e parë të këtij viti janë importuar  2,765 kilogram metale të këtij lloji, nga  12,697 kilogramë të blera në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tv Klan