Pasimi i Manajt vlerësohet nga UEFA

Pasimi i Manajt vlerësohet nga UEFA

12:32 12/09/2019

Kombinimi me Hysajn, më i miri i ndeshjeve të së martës

Goli i dytë i Shqipërisë ndaj Islandës ishte një kombinim perfekt mes Rei Manajt dhe Elseid Hysajt.

Kjo ishte hera e parë që mbrojtësi i Napolit shënonte për Kombëtaren, falë edhe mjeshtërisë të sulmuesit të Albacete. Manaj me pasimin e tij u veçua nga UEFA. Asisti i tij u zgjodh si më i miri i ndeshjeve të ditës së martë në kualifikueset e Euro 2020. Ky veprim i sulmuesit të Shqipërisë zuri të papërgatitur mbrojtësit islandezë, duke ia bërë më të lehtë Hysajt të shënonte.  

Trajneri Edy Reja në formacionin e përballjes me Islandën kombinoi lojtarët me përvojë me ata të rinj. Fitorja 4 – 2 e mban ende në garë Kombëtaren për një vend në finalet e Euro 2020.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT