Ministri i Jashtëm, Paskal Milo nuk beson se situata është e tillë sa të cilësohet si një prag lufte, pas deklaratës së fundit të homologut serb i cili dy ditë më parë e quajti të mundshëm një sulm ndaj Shqipërisë, me motivacionin se aty stërviten terroriste islamike. Milo theksoi se edhe në takimin me zyrtarët e lartë italiane kishte diskutuar për problemin e Kosovës dhe kishte marrë prej tyre sigurimin që Europa nuk do t’a lejonte kurrë një ndërhyrje të serbëve në Shqipëri. I pyetur nëse Shiqpëria është në prag lufte me Kosovën, Milo u përgjigj:

Jo nuk e mendoj. Nuk besoj se situata është e tillë sa mund t’a cilësojmë një prag lufte. Në Shqipëri nuk ka patur dhe nuk ka as terroristë dhe as baza për stërvitjen e terroristëve, cilëdo qofshin ata dhe ngado qofshin ata. Aq më tepër dëshiroj të nënvizoj edhe një herë faktin rreth të cilit janë bërë spekulime në shtyp apo në media nga persona të caktuar për të ashtuquajtur terroriste islamike. Qeveria Shqiptare të paktën nuk ka informacione se në Shqipëri ka patur ose ka të ashtuquajtur terroristë islamike.”