Ministri i Jashtëm Paskal Milo në konferencë shtypi tha se presidenti Ibrahim Rugova ka refuzuar ftesën e Shqipërisë për të hartuar një platformë të përbashkët për çeshtjen e Kosovës. Paskal Milo pranon se marrëdhëniet me lidershipin Kosovar janë në krizë. Qeveria Shqiptare mbështet sulmet e NATOs për ndërhyrjet në Kosovë. Paskal Milo flet dhe për pjesmarrjen në konferencën Islamike.

“Ne kemi trashëguar një pasivitet nga qeveria e Berishës, për pjesëmarrjet në këtë konferencë. Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë marrëdhënie bilaterale me konferencën Islamike”

-tha ai.

Pamje Ministri i Jashtëm Paskal Milo konferencë shtypi./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame