Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Intervistë me ministrin e Jashtëm Paskal Milo.

Gazetare Mirela Milori:- Cilat kanë qenë arritjet e Diplomacise Shqiptare ne vitin 1999?

Ministri i Jashtëm Paskal Milo:- Kjo është një temë që është diskutuar shumë këto ditët e fundit. Politika e Jashtme shqiptare në qendër të vëmendjes së saj gjatë vitit të kaluar ka patur çështjen e Kosoves, paktin e stabilitetit, integrimin në strukturat euroatlantike, forcimin e mëtejshëm të partneritetit me SHBA, me vendet e BE-së dhe në menyrë të veçantë me Italinë mike dhe marredheniet me Greqinë. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet që kemi me Greqinë, është e nevojshme që marrëdhëniet të zhvillohen vazhdimishtë në mënyrë të pandërprë, në të mirë të dy vendeve tona. Në të mirë të paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit në rajon.

Gazetare Mirela Milori:- Çfarë po bëhet me liberalizimin e vizave, kryesisht në ambasadat Greke dhe ambasadat italiane?

Ministri i Jashtëm Paskal Milo:- Çeshtja e liberalizimit të vizave kanë një vend të rëndësishëm në ministrinë e Jashtme, por ministria është fokusuar tek problemet madhore për forcimin dhe zhvillimin e shqipërisë në plan ndërkombëtar. Pra politika e jashtme është gjithnjë jo vetëm një refleks i asaj çka zhvillohet brenda vendit por jashte tij. Prioritetet tona të vitit të kaluar janë dhe do të mbesin ato me karakter politikë dhe jo ato me karakter konsullor.

Gazetare Mirela Milori:- Gjatë vizitës së fundit u bisedua çështja çame, problemi i shkollave greke në Himarë. Si e shikoni në prespektivë këtë problem?

Ministri i Jashtëm Paskal Milo:- Në bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve, nuk është biseduar as çështja çame, as shkollat greke në Himarë. Çështja çame, doli në konferencën e shtypit që dy kryeministrat dhanë, në përfundim të bisedimeve zyrtare. Çështja çame për ne nuk është një problem i mbyllur, por një problem i hapur prej 50 vjetësh, që kërkon një zgjidhje realiste.

Gazetare Mirela Milori:- Cilat janë marrëdhëniet aktuale të politikës shqiptare me atë kosovare?

Ministri i Jashtëm Paskal Milo:- Marrëdheniet tona me Kosovën janë sa me të mira duke ndihmuar në përballimin e krizës dhe deri në marrjen e statusit të saj. Me Kosovën ne kemi synime të perbashkëta në emër të stabilitetit. Politika shqiptare në Kosovë ka drejtues të zotë dhe vizionare. Rreziku Serb për Kosovën dhe Malin e Zi eksiztojnë për një kohë të gjatë pasi ende në pushtet është Millosheviç./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori