Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Bisedimet me palen italiane nuk do ti nxjerrim në pazar. Kështu ka deklaruar sot shefi i diplomacisë shqiptare Paskal Milo, duke u shprehur se këto janë bisedime sekrete dhe diplomatike. Në këtë mënyrë Milo ka kundërshtuar ekzistencën e ftohjes me Italinë. Sipas opozitës shqiptare interesat e shtetit fqinj përtej Adriatikut janë tradhtuar nga lobet pro greke në qeveri.

Paskal Milo:- “Edhe marrdhëniet me Italinë mund tju them që janë marrëdhënie të shkëlqyera, janë të tilla sepse nuk e di as Berisha as ndonjë pjestar tjetër i opozitës, sepse bisedimet që ne zhvillojmë me qeverinë italiane nuk do ti nxjerrim në pazar. Por janë bisedime sekrete, bisedime diplomatike, bisedime që zhvillohen për të mirë e shqipërisë. Këto teza që ju përcillni përmes televizionit janë të huazuara nga arsenali i propagandës së Berishës. Kështuqë nga një njeri që gjeneron vetëm gjëra negative nuk mund të presësh rezultate positive, as politikë positive. Ai di vetëm të shkatërroj dhe jo të ndërtojë”.

Ministri Milo ka premtuar gjithashtu se shumë shpejt do të ketë zhvillime tepër të rëndësishme mes shqipërisë dhe italisë, por ai nuk ka referuar ti bëj publike se cilat mund të jenë zhvillimet./tvklan.al 

Gazetare – Ornela Bego