Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Parlamenti Italian sot pasdite ka bllokuar miratimin e 45 miliardë liretave në ndihmë të Shqipërisë. Ligjvënësit Italian sot kanë miratuar vetëm 18 miliardë prej tyre. Sipas ministrit të jashtëm shqiptar Milo, ky veprim është akti i opozitës italiane e cila sot kishtë më tëpër deputet në sallën e parlamentit sesa pozita.

Ndërkohë zëdhënësi i kryeministrit italian D’Alema i prononcur për BBC thotë se ky bllokim i fondeve për shqipërinë është në kuadër të ridimensionimit të ndihmës ekonomike të italisë dhe të një transparence më të madhe mes dy vendeve.

Gazetarja:- Cilat kanë qenë arsyet që nga 45 miliardë janë miratuar vetëm për 18 miliardë.

Paskal Milo, ministër i Jashtëm:- “Po 18 miliardë janë pjesa që kanë të bëjnë me policinë shqiptare dhe siç thashë në parlamentin Italian u vendos sot qe ndihmat ushtarako-humanitare të ndahen nga ato ekonomike. Meqëse pjesa tjetër është ndihmë e drejtpërdrejt ekonomike që jepet për projektë të ndryshme për shqipërinë atëhere kërkohet të paraqitet një projektligj tjetër meqëlim që ato të miratohen gjatë ditëve të ardhshme”.

Gazetarja:- A shikohet ky si vazhdim i marrëdhënieve jo të mira italo-shqiptare?

Paskal Milo, ministër i Jashtëm:- “Apsolutisht jo dhe kush e thotë këtë gjë? Ne kemi dhënë dëshmi të shumta dhe po e përsërishim edhe njëherë tjetër sot që marrëdhëniet shqiptaro-italiane janë marrëdhënie të shqkëlqyera, janë marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi”./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori