Ndihma për Shqipërinë të përshpejtohet në mënyrë urgjente. Ky ka qënë apeli i Ministrit të Jashtëm Shqiptar Paskal Milo në takimin me Ambasadorët e vendeve të NATO-s në Shqipëri.

Paskal Milo: Në emër të Qeverisë Shqiptare t’u bëj thirrje gjithë Komunitetit Ndërkombëtar që të përshpejtojë ndihmat, të sjellë sa më shpejt të jetë e mundur ndihma efikase në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës për strehimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve të tjerë që ne presim të vijnë ditët e ardhshme.

Ministri Milo ka deklaruar para Ambasadorëve së Shqipëria është e gatshme të presë edhe kosovarët që ndodhen në Maqedoni, pasi autoritetet e saj nuk janë përkujdesur për shqiptarët e shpërngulur me forcë nga trojet e tyre. Ndërkohë Ambasadorja Amerikane Mariza Lino ka anashkaluar pyetjet e gazetarëve duke vënë përballë funksionin e saj diplomatik./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego