Paskuqan/ Banorët bashkëjetojnë me lopët, administratori ngre supet (Video)

Paskuqan/ Banorët bashkëjetojnë me lopët, administratori ngre supet (Video)

21:04 21/06/2019

Banorët e lagjes “Paskuqan 2” i janë drejtuar emisionit “Stop”, pasi kanë probleme me një stallë lopësh afër shtëpive të tyre. Distanca është më pak se 2 metra dhe era e keqe dhe ndotja e bën jetesën e tyre të përditshme shumë të vështirë. Banorët thonë, se fëmijët e tyre po sëmuren nga alergjitë nga ky problem, që vijon prej vitit 2013. Kanë provuar t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik, që në vitin 2015 i kërkuan komunës së kohës marrjen e masave. Edhe në njësinë administrative aktuale në vitin 2018, u thanë, se çështja do të rregullohet, por ende nuk është marrë asnjë masë.

Banorët: Në vitin 2013 ky zotëria ka nisur me 5 lopë dhe sot është bërë me 20 copë.

Aroma është bërë e tmerrshme. Vijnë vajzat nga jashtë shtetit me më pa dhe i çojmë në urgjencë. Asnjëherë nuk i hap dritaret. Vendos tapetet ke marr me i tha, se vijnë mizat dhe insektet.

Ne i jemi drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe i kanë dhënë urdhër komunës që të hiqen këto lopë por asnjë lopë, por asnjë masë nuk është marrë për to, Urdhri që në vitin 2015. Në komunë na kanë thënë se do e rregullojnë këtë problem, por asnjë gjë nuk ka ndryshuar.

Kemi folur dhe me zotërinë që ka lopët dhe ka thënë se: E ka në vendin e tij, dhe ju nuk mund të më vendosni kusht. Kërkoj nga emisioni “Stop” sa më shpejt të na vini në ndihmë. Unë e kam nxjerrë shtëpinë në shitje”.

Në njësinë administrative të Paskuqanit, administratori shprehet, se nuk ka dijeni për problemin, pasi është emëruar në janar të vitit 2019.Por ai thotë, se me një kërkesë të re, sigurisht, që do të merren masat.

Gazetarja: Pse nuk është marrë asnjë masë?

Administratori: Unë jam emëruar në datën 3 janar administrator. Nga ky moment deri më sot, unë nuk kam…

Gazetarja: 3 janar?

Administratori: I 2019-ës. Ajo më shumë se dy javë, nuk duhet të kishte vonu, përgjigja.

Gazetarja: Po pra!

Administratori: S’e kam haberin. Tani po njihem me çështjen.

Denoncuesi: Më kanë thënë, që gjithmonë do ta rregullojmë këtë punë shumë shpejt!

Administratori: Edhe një herë: Kjo është hera e parë, që po njihem me një çështje të tillë. Është normale, që do merren masa. Pa diskutim! Ti, që do e sjellësh kërkesën, do vij ta shikoj. Nëqoftëse s’ka kushte, që i ka ligji, me kushte brenda ligjit, do i mbyllet stalla, se nuk mund të mbytim qytetarët…

Në Institutin e Shëndetit Publik, doktoreshë Elida Mata, shpjegon, se ka një sërë sëmundjesh, që mund të shkaktohen nga situata e bashkëjetesës me lopët, që nga dizanteria, salmonela, hepatiti A dhe një sërë alergjish apo infeksionesh të ndryshme, me rrezik për shëndetin e njeriut./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT