Një 46-vjeçar përfundoi në Spitalin e Traumës në Tiranë këtë të mërkurë, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur rruga e fshatit Grizhë. Në aksident u përfshi një furgon dhe një motor, që drejtohej nga 46-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Në vendin e ngjarjes, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa shoferi i furgonit u shoqërua për veprime të mëtejshme proceduriale.

Korrespondetja e Tv Klan në Shkodër, Emi Kalaja, sjell pamje nga aksidenti i rëndë./tvklan.al