Një gjendje depresive që zgjat ndër vite, mund të ndryshojë trurin, duke sugjeruar nevojën për të ndryshuar mënyrën se si ne mendojnë për depresionin ndërsa ai përparon.  

Studimi tregon se njerëzit që janë prekur nga një depresion i patrajtuar, që zgjat më shumë se një dekadë, kishin më shumë inflamacion të trurit se ata që vuanin nga depresioni në më pak se 10 vjët.

“Inflamacioni i theksuar në tru është një përgjigje e zakonshme e sëmundjeve degjenerative të trurit, siç është skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit”,

tha bashkëautorja e studimit, Jeff Meyer nga Qendra e Shëndetit Mendor në Kanada.

Ky studim ofron provat e para biologjike në lidhje me ndryshimet e mëdha të trurit kur personi vuan nga një depresion afatgjatë.

Për studimin e publikuar në revistën

The Lancet Psychiatry, 

studiuesit përfshinë një grup njerëzish që kishin më shumë se 10 vjet që vuanin nga depresion, një grup tjetër me më pak se 10 vjet depresion, së bashku me një grup që nuk vuanin nga depresioni.

Inflamacioni i trurit, në studim është përcaktuar duke përdorur një pasqyrim të trurit që quhet tomografi me emision pozitronesh (TEP).

Qelizat imune të trurit, të njohura si microglia, përfshihen në reagimin normal inflamator të trurit ndaj traumave ose lëndimeve, por inflamacioni i shtuar, shoqërohet me sëmundje të tjera si edhe me depresion.

Kur qelizat imune të trurit janë të aktivizuara, ata prodhojnë më shumë proteina lokalizuese, një shenjë e inflamacionit që mund të shihet duke përdorur imazhet TEP .

Studiuesit zbuluan se niveli i proteinave lokalizuese ishte rreth 30 përqind më i lartë në zona të ndryshme të trurit në mesin e atyre me depresion afatgjatë, krahasuar me ato me periudha më të shkurtra të depresionit të patrajtuar.

Grupi me depresion afatgjatë gjithashtu kishte nivele më të larta të proteinave lokalizuese se ato pa depresion./tvklan.al