Pasojat e tërmetit 5.8 ballë

Posta

Pasojat e tërmetit 5.8 ballë

16:04 24/09/2019

95 banorë strehohen në Kavalishencë

Këto janë pasojat e tërmetit 7.5 ballë që goditi Durrësin të shtunën. Shiritat e vendosur në këtë pallat shumëkatësh në zonën e plazhit në Durrës, tregojnë se objekti është i pabanueshëm. Dëmet e shkaktuara nga termeti në strukturë janë të konsiderueshme.

Banorët e tij janë larguar tek të afërmit apo edhe në ambientet e tjera të vendosura nga autoritetet në shërbim të tyre, siç është Kavalishenca, e cila nuk i ka shpëtuar tërmetit. Në ambientet e saj më të sigurta janë strehuar 95 banorë të fshatrave të Durrësit që banojnë në shtëpi të vjetra dhe që i kanë braktisur ato deri në vlerësimin e rrezikut nga autoritetet.

Procesi i verifikimit per konstatimin e dëmeve të tërmetit të 21 Shtatorit vazhdon akoma. Grupet e emergjencave civile janë në terren. Të hënën  Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi fondin 10 milionë Lekë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmetit.

Numri i banesave të dëmtuara nga lëkundjet sizmike të së shtunës në Bashkinë e Shijakut ka shkuar në 300.

Konstatimet e bëra në terren nga 4 grupet e inspektimit dhe atyre të verifikimit flasin për 20 shtëpi të  pabanueshme.

Zonat më të prekura nga tërmeti janë njësitë administrative Xhafzotaj, Gjepalaj si dhe Maminas.

Banorët e shtëpive të dëmtuara janë sistemuar pranë Kavalishencës Durrës, në disa ambiente shkolle në Gjepalaj, ndërsa të tjerë në çadrat e ngritura afër pronës së tyre.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi