Fatbardh Plaku e Besnik Fuçia akuzohen për shpërdorim detyre

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar nga qelia dy ish-kryetarët e komunave Farkë dhe Kashar, të arrestuar për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit. Ky vendim u dha dhe për 5 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Gjykata vendosi për ta detyrim paraqitje.

Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia u prangosën me akuzën shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pas shkatërrimit të disa ndërtesave dhe objekteve. Më 18 Janar, Gjykata Penale caktoi ndaj tyre masën e arrestit me burg.

Prokuroria i akuzon se kanë favorizuar ndërtimin e objekteve që u shembën, jashtë kritereve në kundërshtim me lejet e lëshuara. Në disa godina të dëmtuara nga tërmeti, janë konstatuar dhe ndërhyrje në struktura.

Nga verifikimet e organit të akuzës, shumë objekte nuk ishin certifikuar nga kolauduesit. Prokuroria firmosi 41 urdhra ndalimi. Pas hetimeve të gjithë të arrestuarit u liruan.

Tv Klan