Përbërësit:

700 gr asparag

320 gr pasta sedanini

100 gr pançetë

75 gr djathë i grirë

70 gr pana

6 vezë

1 qepë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe e lëmë të ziejë. Heqim lëkurat e bishtave të asparagëve dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri dhe me qepë të grirë imët. Pasi skuqen për pak shtojmë ujë dhe i lemë të ziejnë. Vendosim në tenxhere makaronat që të ziejnë për 11 minuta.

Vendosim në një gotë mikseri 6 të verdha veze, shtojmë në to kripë piper, vaj ulliri, panën, djathin e grirë dhe i miksojmë bashkë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim gjysmën e qepës të grirë imët, më pas bishtat e asparagut, pançetën dhe në fund majat e asparagut që janë më delikate.

Pasi skuqen pak shtojmë lëngun e lëkurave të asparagut. Në fund shtojmë në tigan edhe pastat që të ziejnë të gjitha bashkë dhe të lidhen. Pasi i heqim nga soba dhe janë ende të ngrohta i shtojmë salcën me vezë, i përziejmë pak dhe janë gati për t’u servirur.

/tvklan.al