Përbërësit:

320 gr pasta

200 gr rukola

180 gr karkaleca

100 gr gjizë pa kripë

80 gr pomodorini

50 gr bajame

40 gr djathë grana padano

30 gr vaj ulliri

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë, më pas shtojmë në të makaronat dhe i lëmë të ziejnë. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqim karkalecat dhe i shuajmë me pak konjak. Pasi të avullojë konjaku shtojmë në tigan pomodorinit. Më pas shtojmë pak nga uji i makaronave dhe i lemë të ziejnë. Në fund hedhim edhe makaronat që të ziejnë për pak bashkë.

Vendosim në gotën e mikserit rukolan, kripë, piper, bajamet, gjizën, djathin, hudhrat, vaj ulliri dhe i bëjmë të gjitha krem. I heqim nga zjarri makaronat dhe ndërkohë që janë të ngrohta shtojmë në to edhe kremin e përgatitur me rukola dhe janë gati për tu servirur.

/tvklan.al