Pasta me pulë

Posta

Pasta me pulë

13:37 26/09/2019

Përbërësit:

200 gr pasta

100 gr djathë parmixhano i grirë

3 domate

3 degë selino

3 kërpudha të freskëta

1 fileto pule

1 lime

1 qepë

1 spec djegës

Pak verë të bardhë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht heqim kockat dhe lëkurën nga fileto e pulës dhe e presim në kubikë. E marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri, miell dhe e lëmë të qëndrojë. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim kockat dhe lëkurën, më pas shtojmë kripë, piper, lëkurat e karotave, qepës, selinos dhe bishtat e lëkurat kërpudhave. I skuqim, shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë që të përgatitet bulioni. Presim në kubikë të vegjël perimet. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht fileton e pulës, shtojmë kërpudhat, kripë piper dhe i shuajmë me verë. Pasi vera të avullojë shtojmë bulion dhe tulin e domateve të prera në kubikë. Në një tjetër tigan skuqim me vaj ulliri perimet dhe i shtojmë po ashtu tek tigani me kërpudha dhe fileto.

Ziejmë makaronat tek bulioni dhe më pas i kalojmë në tiganin me fileto dhe kërpudha dhe i lëmë të ziejnë derisa të lidhen. Në një gotë mikseri vendosim borzilokun, shtojmë lëkurë lime, kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë krem dhe e shtojmë tek pastat. Gjithashtu shtojmë edhe djathë të grirë, i përziejmë derisa te lidhen dhe janë gati./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi