Pasta në furrë me salcë djathi

Posta

Pasta në furrë me salcë djathi

13:41 18/09/2019

Përbërësit:

250 ml pana

200 gr bizele

200 gr djathë i bardhë

200 gr makarona

150 gr miell

150 gr gjalpë

100 gr djathë kaçkavall

100 gr qepë

10 gr proshutë e tymosur

10 ml vaj ulliri

2 vezë

1 litër qumësht

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë dhe më pas shtojmë makaronat që të ziejnë. Në një tjetër tenxhere vendosim qumështin që të ngrohet dhe shtojmë në të kripë, piper dhe trumzë.

Ndërkohë shkrijmë gjalpin dhe më pas shtojmë në të dalëngadalë miellin dhe e përziejmë derisa të piqet. Më pas shtojmë tek mielli dhe gjalpi qumështin e filtruar. Vazhdojmë e përziejmë derisa të trashet dhe shtojmë në të trumzë, djathë kaçkavall, djathë të bardhë dhe pak vaj ulliri. Pasi të zihen makaronat i shtojmë tek tasi me salcë djathi dhe i përziejmë bashkë.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim trumzë, proshutën, më pas shtojmë qepën, pak piper, bizele dhe pak nga uji i makaronave. Pasi ujë të avullojë i gjithi, i shtojmë në tasin me makarona dhe salcë djathi. I përziejmë mirë, shtojmë edhe vezët dhe masën e përgatitur e vendosim në një tavë, shtojmë mbi të djathë të grirë dhe e fusim në furrë që të piqet./tvklan.al  


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi