Përbërësit:

500 gr orecchiette

100 gr djathë i tymosur

100 gr sallam pikant

100 gr spinaq

100 gr pomodorini

3 patëllxhanë

Borzilok

Vaj për skuqje

Kripë

Piper

Për beshamelën:

100 gr miell

100 gr gjalpë

1 lt qumësht

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ziej, në të cilën ziejmë makaronat për 4 minuta. Në një tigan vendosim fillimisht qumështin që të ngrohet. Në një tjetër tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë në të miell dhe i përziejmë derisa të skuqen. Më pas i shtojmë dalëngadalë tek tigani ku kemi vendosur qumështin dhe i përziejmë vazhdimisht që të mos bëhet me kokrriza. Grijmë imët spinaqin dhe e vendosim në një tas. Shtojmë në të gjethe borziloku, makaronat e ziera, beshamelën, pomodorinit e prera në kubikë, kaçkavall, djathë të tymosur dhe pak spec djegës. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë, i vendosim në një tavë, shtojmë sërish djathë të grirë mbi të dhe më pas i fusim në furrë që të piqen.

Presim në kubikë të vegjël patëllxhanët, i kalojmë në miell dhe i skuqim në një tenxhere.

Presim përgjysmë pomodorinit, i vendosim në një tas, shtojmë gjethe borziloku, pak rigon dhe patëllxhanët e skuqur. Vendosim në pjatë fillimisht pastiçon dhe mbi të sallatën me pomodorini dhe patëllxhanë./tvklan.al