Një pastiçier shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi u kap me drogë. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Pastiçeri shkoi vetë në komisariat, por jo për të dorëzuar drogën. I riu ishte përfshirë në një aksident dhe kërkonte të dinte ku ishin hetimet për këtë ngjarje.

Por mendjelehtësia e bëri t’i viheshin prangat. Autoritetet e kishin pasur në vëzhgim për drogë më parë 31-vjeçarin dhe ushtruan kontroll ndaj tij. Në xhep i riu kishte fshehur disa gramë marijuanë.

Ndërkohë në apartamentin e tij në Pianoro autoritetet gjetën disa gramë kokainë, peshore elektronike dhe materiale të tjera që shërbejnë për mbështjelljen e drogës. Ndaj tij u dha masa e sigurisë arrest shtëpie. /tvklan.al