Si ka evoluar raporti mes ndjenjës dhe seksit ndër vite në shoqërinë shqiptare, duke u ndalur në periudha të ndryshme, duke trajtuar formësimet e konceptit të ndjenjës përballë seksit, rëndësinë e tyre në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe intimitetin në dashuri, modelet që kanë ndikuar në qasjen e shoqërisë sonë ndaj dashurisë, a ka më intimitet si dikur, a ruhet me fanatizëm ndjenja dhe marrëdhënia apo po shkon gjithçka drejt virtuales? Për të diskutuar rreth këtyre gjërave në emisionin Historia Ime në Tv Klan kanë qenë disa të ftuar mjaft interesantë, me një panel që përfaqëson shumëllojshmëri këndvështrimesh, blogeria e seksit Zhaklina Lekatari, Pastori Akil Pano dhe sociologu Gëzim Tushi.

Mirela Milori: A ka tabu në ditët e sotme?

Zhaklina Lakatari: Po ka shumë tabu. Në komunikimin tim të përditshëm prej 4-5 vitesh tashmë unë mendoj që ka ende shumë tabu. Mendoj se disa fenomene të reja janë ende tabu dhe është shumë e vështirë një bisedë konstruktive dhe një debat konstruktiv me bashkëfolsin. Një bisedë konstruktive është kur tjetri nuk të ofendon, nuk të atashon, të etiketon  me një vlerë të gabuar apo antivlerë. Kur ti në mënyrë shumë civile bisedon për çështje që kanë me seksualitetin ose orientimin seksual që është një temë ende një temë jashtëzakonisht shumë e nxehtë.

Pastori Akil Pano: Që të marrësh intimitetin që ndodh në dhomën e gjumit dhe ta modifikosh jashtë në laboratorin e Zhakut dhe ta paraqesësh si normë dhe individët të cilët mund të mos jenë dakort me Zhakun, ajo i quan njerëz me mendime të vjetra, prapanike, arkaike, një shoqëri nomade që nuk kupton etj.

Zhaklin Lakatari: Jo jo kjo është propagandë.

Pastori Akil Pano: Religjioni e shikon seksin si një nga elementët e shëndetshëm kur ndodh brenda martesës. Në momentin që del jashtë martesës atëhere do jetë një eksperiment social dhe lidhur me tabutë, diku tek fillimet e viteve 60 Presidenti Nikson ngriti një komision mbi çështjen e pornografisë, në fund u vendos që të lberalizoheshin qëndrimet e shoqërisë amerikane lidhur me pornografinë. Pornografia filloi të shpërndahej si një virus.

Mirela Milori: Është industria e katërt më e fuqishme dje më e fitimprursja në botë.

Pastori Akil Pano: Tabutë e së shkuarës kthehen në normë të nesërmen nëqoftëse ne nëpërmjet një lloj ligji të caktuar rregullojmë hapësirat e caktuara.

Mirela Milori: Nëse nuk do kishim Zhakun që do ta kthente në normë, do të ishte shoqëria më e mirë pastor?

Pastori Akil Pano: Shoqëria jonë, është shoqëri kontrastesh dhe në fund të ditës kontrasti që Zhaku paraqet, mund të duket në përballje me një pastor si unë i cili qëndron fort për vlerat e raporteve intime brenda familjes.

Zhaklina Lekatari: Pastori thotë e merr intimitetin nga dhoma e gjumit dhe e nxjerr në publik, kjo nuk është e vërtetë, Zhaku flet për edukimin seksual që të mëson për higjenën, për raportet gjinore, si të respektosh trupin tënd, si të mësosh fëmijën tënd të respektojë trupin duke ulur dhunën, sjelljen e dëmshme dhe të pahijshme për shoqërinë. Edukimi seksual është edukim moral. /tvklan.al