Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Zhaklina Lekatari, Pastor Akil Pano dhe sociologu Gëzim Tushi. Ata kanë folur për martesën si institucion, pengesat dhe të papriturat që çiften përballen etj. Zhaklina ka pranuar publikisht se ka tradhtuar dhe është tradhtuar. Blogeria e seksit nuk e ka falur tradhtinë e partnerit siç nuk ia ka falur dhe ai. Pastori për këtë deklaratë është shprehur se i vjen keq për të që vazhdon të jetoje me mosfjale dhe zemërim në raportet me partnerët e saj.

Pastor Akil Pano: Më vjen tmerrësisht keq për ty Zhaklina që vijon të jetosh në mosfalje dhe zemërim lidhur me raportet e tua në të shkuarën me partnerët që ke pasur dhe unë tani po kuptoj, pse ju keni probleme me martesën tradicionale sepse vijoni të jeni e zhgënjyer dhe jeni e plagosur dhe të ndiheni e pambrojtur.

Zhaklina Lekatari: Po bën deklarata të pabaza që nuk qëndrojnë. Unë nuk jetoj në urrejtje, janë ngjarje të cilat kanë ndodhur në jetën time dhe unë nuk mund t’i mohoj. Nuk thashë se jetoj në mosfalje, thashë që ka ndodhur që më kanë tradhëtuar dhe unë nuk kam falur, ka ndodhur që kam tradhëtuar dhe nuk më kanë falur, kjo është jeta mo pastor. Unë jam njeri normal që kam bërë të mira dhe të këqija në jetën time, nuk kam perfekte. Kam tradhëtuar dhe më kanë tradhëtuar, por kjo nuk do të thotë që jetoj ende në tradhëti dhe urrejtje, nuk besoj që as partnerët e mi të më urrejnë më. Unë nuk e urrej martesën, thjesht nuk më përshtatet mua.

Pastor Akil Pano: Unë kuptova që është mosfalja, lëndimi dhe zhgënjimi që ju bën juve të keni këtë qëndrim ndaj martesës tradicionale. Këshilla ime si pastor është që çliro jetën tëndë dhe ndrysho prospektivat për martesën. /tvklan.al