Vetëm pak ditë pasi të gjitha zonat e kryeqytetit janë marrë nën administrim nga Bashkia e Tiranës për kryerjen e shërbimit të pastrimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, inspekton aksionin e pastrimit në Tiranë në orët e para të mëngjesit

“Ende pa gdhirë, doja të falenderoja kolegët e kompanisë publike “Eco Tirana” , që nuk lodhen së pastruari qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes”, tha Veliaj.

Për shërbimin e pastrimit në kryeqytet janë vendosur në dispozicion mjete dhe makineri të reja.

Problem mbetet hedhja e pajisjeve të mëdha shtëpiake pranë koshave të mbeturinës, për të cilat punonjësit e kompanisë së pastrimit kërkuan që të njoftohen nga qytetarët për tërheqjen e tyre. Heqja e pajisjeve të mëdha shtëpiake merret nga banesa pa asnjë kosto nga kompania.

Tv Klan