Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Shqipërinë mes vendeve tepër të prekura nga fenomeni i pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2017, niveli i rrezikshmërisë që Shqipëria paraqet nga ky fenomen vlerësohet si domethënës. Shkaktarë janë korrupsioni i lartë dhe institucionet e dobëta të drejtësisë dhe ato qeveritare.

“Shqipëria ka një nivel të lartë të parasë “cash” në ekonomi dhe sektor informal, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Aktivitetet kriminale që gjenerojnë më shumë të ardhura janë trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore”.

Raporti konstaton se tregu i zi për mallrat e kontrabanduara është i madh. Kontrabanda lehtësohet nga vetë autoritetet doganore dhe kontrolli i dobët i kufijve.

Për këtë arsye, vijon të jetë një pikë kyçe për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike

thekson raporti

.

Pavarësisht shtimit të konsiderueshëm të hetimeve për pastrimin e parave gjatë viteve të shkuara, rastet e ndëshkimeve mbeten të ulëta.

Gjithsesi, raporti vlerëson ligjet e miratuara në vitin 2016, si pjesë e Reformës në Drejtësi, ku theksi vihet tek vetting-u i gjykatësve dhe prokurorëve, i rëndësishëm për të shkëputur lidhjet e zyrtarëve të lartë me krimin.

Raporti thekson gjithashtu se ato të viteve 2016-2017 ishin reformat më thelbësore për të ngritur një sistem efektiv, në dallim nga reformat e ndërmarra në vitin 2012, përpjekjet për implementimin e të cilave rezultuan të dobëta.

Tv Klan