Do të pastronte të paktën 640 mijë euro në vendin tonë. Kjo është akuza për shtetasin italian Alessandro Donando.

Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar, ai ka sjellë në një bankë shqiptare të nivelit të dytë disa çeqe për klering nga një bankë e San Marinos. Këto çeqe, pas mbarimit të afatit 45 ditor dhe verifikimit financiar, nëse rezultojnë të rregullta, mund konvertohen në para dhe personit i lind e drejta t’i tërheqë ‘cash’.

Mësohet se shetasi italiani ka tërhequr një shumë që varion nga 50 – 70 mijë euro. Nga veprimet paraprake Prokuroria e Tiranës dyshon se  Donadon po pastronte para, pasi vërtetësia e çeqeve nuk është konfirmuar.

Në këto kushte, Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij, gjë që u ekzekutua nga policia.

Për të justifikuar këto veprime italiani ka dorëzuar një numër llogarie të një banke në San Marino, me vlerë 729 mijë euro, por që nuk kuptohet burimi i tyre.

Gjithashtu ka deklaruar se ka marrëdhënie biznesi me Shqipërinë ku, furnizon klinikat dentare me aparatura dhe se dëshironte që të shpërngulej në Shqipëri.

Nga të dhënat, në emër të Alessandro Donadon nuk rezultojnë të dhëna të tjera përveç transaksioneve dhe se ia nuk ka biznes të regjistruar në QKR.

Nga informacioni i marrë nga pala italiane, dyshohet se Donadon ka qënë pjesë e një grupi kriminal i proceduar nga drejtësia për mashtrime të mëdha në fushën financiare.

Tv Klan