Manuel Neuer nuk jep më siguri për të ardhmen te Bayern Munich. Ndonëse vetëm pak muaj më parë rinovoi kontratën, 39-vjeçari është përballur me probleme të shumta fizike këtë sezon.
Kjo situatë, ka detyruar drejtuesit bavarezë të nisin nga puna dhe të shikojnë për transferimin e mundshëm të një portieri në verë.
Një nga opsionet që po shqyrtohet nga gjermanët është portieri i Espanyol, Joan Garcia. 23-vjeçari i ka mahnitur të gjithë këtë sezon dhe ka përfunduar në “orbitën” e disa klubeve të mëdha.

Sipas “SPOX”, në gjurmët e Garcias janë edhe klube të tjera të mëdha, si Arsenali apo edhe Real Madrid.
Te Bayern Munich pritet të nisin bisedimet me Espanyol në ditët e ardhshme, pasi Gracia shihet si pasuesi ideal i Neuer. Gardiani spanjoll ka kontratë deri në vitin 2028 me Espanyol dhe në këtë sezon ka luajtur 31 ndeshje, ku ka pësuar 40 gola dhe e ka mbajtur portën të paprekur në shtatë raste.
/tvklan.al