Annegret Kramp-Karrenbauer, pretendentja për t’i zënë vendin Angela Merkelit, la për një çast mënjanë kostumin e politikanes dhe veshi atë të aktores.

Liderja e re e kristian-demokratëve gjermanë u ngjit në skenën e karnavaleve të Saarlandit, për të luajtur rolin e Zonjës Gretel, një pastruese e institucioneve shtetërore. Pas 9 viteve si pastruese e parlamentit, zonja Gretel, këtë herë zhvendoset në Konrad Adenhauer Haus, selinë qendrore të CDU-së.

Qeveritarët në Berlin vetëm çatojnë, ata nuk bëjnë asgjë, tha kandidatja e ardhshme për kancelare, përpara më shumë se 1 mijë spektatorëve, duke përdorur rolin artistik për të lëshuar ndoshta ndonjë shigjetë për drejtimin e vjetër të mentores së, Angela Merkel.

Kramp-Karrenbauer, ironizoi gjithashtu figurën e politikanëve të huaj, si presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin.

Tv Klan