Në 15 nëntor emisioni “Stop” solli detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”, që në më shumë se 20 vjet, ka vjelur resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave.

Një prej manovrave është bërë përmes gjyqtarit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje.

Në një analizë të shkurtër, “Stop” tregoi se pasuria e tij ishte absolutisht e pajustikueshme. Gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, kishte kursyer 710 mijë euro për 5 vjet.

Pak ditë më parë gjyqtari Qafa doli para KPK-së për pasurinë dhe profilin profesional. Ai tha se pasuritë me gruan i kanë pasur veç, pasi kanë patur kontratë paramartesore.

Por kur relatorja Pamela Qirko lexoi një dëshmi të bashkëshortes në prokurori në vitin 2014, ku ajo thoshte se marrëveshja ishte gojore, Qafa tha se e shoqja kishte ngatërruar datën e martesës, madje shpresonte, që ajo të mos i harronte edhe emrin. /tvklan.al