Teksa Admir Murataj planifikonte të kryente grabitjen e radhës në miliona euroshe në pistën e Rinasit, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkonte sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve të afërt, bazuar në hetimet për tre grabitjet e kryera më herët prej bandës së tij, dy në rrugën e Qafë Kasharit dhe një pranë Stacionit të Trenit. Kërkesa është dorëzuar në datën 21 Mars dhe në 25 gjykata e ka pranuar.

“Bëhet fjalë për apartamente, vila, makina dhe troje, të cilat dyshohet se janë produkt i grabitjeve ku Murataj dhe të afërm të tij janë përfshirë”.

Konkretisht janë 3 apartamente, 2 në Sarandë dhe 1 në Tiranë. 9 automjete, dy troje dhe një vilë, e cila ndodhet në Prezë, jo shumë larg Aeroportit të Rinasit. Vlera e këtyre pronave, sipas Prokurorisë, është disa miliona euro dhe nuk justifikohen nga familjarë e Muratajt, që janë i vëllai dhe bashkëshortja. Ndërkaq po me kërkesë të Prokurorisë janë konfiskuar 300 mijë euro llogari bankare të këtyre personave, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme.

Tv Klan