Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Princi William dhe Kate kanë trashëguar një shtëpi “sekrete” në Uells. E vendosur në Carmarthenshire, prona u ble nga Mbreti Charles 15 vjet më parë. Mbreti Charles III dhe Bashkëshorja Mbretëreshë Camilla qëndronin shpesh në atë banesë, në Llwynywermod Estate.

Që nga vdekja e Mbretëreshës muajin e kaluar, William ka trashëguar titullin Princi i Uellsit. Ai gjithashtu zotëron tani Dukatin e Cornwall-it, një pronë private e krijuar në 1337 nga Edward III për t’i siguruar pavarësinë djalit dhe trashëgimtarit të tij, Princit Eduard.

Si i tillë, Duka i Cornwall është gjithmonë djali më i madh i monarkut në pushtet. Në këtë mënyrë, Kensington Palace ka konfirmuar se gjithçka që është pjesë e Pasurisë së Dukatit i përket Dukatit të Cornwall-it, dhe kjo përfshin shtëpinë Llwynywermod Estate.

Pasuria u ble nga Dukati i Cornwall-it në vitin 2007 për një kosto të raportuar prej 1.2 milion £./tvklan.al