Gjykata i kthen 270 mijë Euro, por i konfiskon 175 mijë Euro, dhe 9.3 milionë Lekë

Rreth 175 mijë Euro, 9.3 milionë Lekë dhe 1 mijë Dollarë që figuronin në llogari të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, të akuzuar për korrupsion, kanë kaluar në llogari të shtetit. Agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, i lënë në fuqi edhe nga apeli.

Gjithashtu gjykata ka vendosur rikthimin e rreth 270 mijë Eurove, të cilat sipas hetimeve të kryera rezultojnë se janë përfituar nga të ardhura të ligjshme.

Gjykata e krimeve të rënda dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u akuzua se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti 20 mijë Euro.

Klan News