Përbërësit:

600 gr patëllxhanë

2 thelpinj hudhër

10 gjethe borzilok

1 kokërr qepë

300 gr mish derri i grirë

60 gr bukë qumështi

50 gr mozzarela

50 gr parmixhano

2 domate

1 gotë verë të bardhë

Përgatitja:

Në një tenxhere skuqim qepën e grirë imët dhe pak hudhër. Në to shtojmë pak rozmarinë dhe më pas patëllxhanë të prerë në kube të vegjël. Pasi i skuqim për pak i shtojmë edhe pak spec djegës.

Pastrojmë patëllxhanët dhe i heqim tulin dhe i bëjmë në formë tasash të vegjël dhe i pjekim pak në furrë. Ndërkohë në tas rrahim një vezë dhe i shtojmë kripë dhe piper.

Në një tjetër tas copëtojmë bukën dhe mbi të hedhim pak verë, pasi e lëmë për pak e shtrydhim dhe bukën e njomur e përziejmë me vezën. Në të njëjtin tas shtojmë edhe mishin e grirë, borzilokun e grirë imët dhe djathin e grirë.

Marrim patëllxhanët e pjekur që bëmë në formë tasash dhe në to vendosim fillimisht një fetë domate, e mbushim me pak mish, mbi të djathë të grirë dhe në mes vendosim djathin mocarela dhe i fusim në furrë për t’i pjekur. Në një mikser shtojmë patëllxhanët që skuqëm me qepë dhe hudhra në një tenxhere dhe i bëjmë pure. Fillimisht në pjatë shtrojmë purenë dhe mbi të vendosim patëllxhanin e mbushur dhe është gati për t’u servirur.

/tvklan.al