Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rregullat e sigurisë rrugore me përdoruesit e patinave elektrike në kryeqytet.

 “Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, lëviz i sigurt në rrugët e kryeqytetit!”, thonë blutë e kryeqytetit, kjo për të  ndërgjegjësuar drejtuesit e patinave dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.