Për katër orë policia e Patosit bindi një 35-vjeçar që të mos vetëvritej. Ai u gjet nga të afërmit e tij në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mbante një thikë në dorë dhe ishte mbuluar me gjak. Familjarët i thanë policisë se 35-vjeçari kishte prerë damarët e dorës dhe të qafës dhe kërcënonte se do vetëvritej.

Policia e dorëzoi të riu në spital ku dhe po merr shërbimin mjekësore. Burime të besueshme i thanë ABC News se 30-vjeçari ka qenë nën ndikimin e narkotikëve./ABC News