Patozi: Ku ndahem dhe bashkohem me Bashën

Patozi: Ku ndahem dhe bashkohem me Bashën

15:44 06/10/2019

Propozimi i PS për reformën zgjedhore nuk mbështetet nga ndërkombëtarët

Astrit Patozi është i bindur që propozimi i opozitës për ngritjen e një strukture esktraparlamentare për Reformën Zgjedhore, jo vetëm që nuk synon zgjidhjen e krizës, por aq më pak të ketë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

“S’është formulë e arsyeshme dhe Partia Demokratike ka pasur për qëllim të kalojë lumin sesa të propozojë diçka që ka përmbajtje, sepse ti s’mundesh që pasi e ngre flamurin e sovranisitit vjen dhe  thua hajde ta zgjidhim bashkë dhe ata s’kanë arsye pse të bëhen palë, duhet ta zgjidhim ne”.

E vetmja mënyrë për të kthyer vendin në binarët kushtetues, thotë se janë zgjedhjet e parakohshme, si dhe një reformë e thellë politike, përfshi edhe atë elektorale, pikë që i bashkon me Lulzim Bashën. E nëse ky qëllim arrihet, nuk përjashton asnjë mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike pas thirrjeve për hapje të opozitës nga Lulzim Basha.

“Nëse ka një pazar qoftë edhe në distancë apo i panegociuar mes PD e PS, është për ruajtjen e sistemit. Kanë dhënë shenja që s’duan ta ndryshojnë se Qeveria është komforte dhe Basha mendon se mund të ushtrojë të njëjtat privilegje. Zgjidhja në Shqipëri janë zgjedhjet e parakohshme pas një reforme të thellë zgjedhore që nuk është vetëm ndryshim sistemi. Ne jemi gati t’i bashkohemi çdo aksioni opozitar që kërkon zgjidhjen tek zgjedhjet e parakohshme pas një reforme të thellë kushtetuese ku përfshihet edhe reforma zgjedhore dhe nuk paragjykojmë askënd, në të kundërt  nuk bëhemi pjesë se i bie të jemi farsë politike”.

Krejt ndryshe e lexon draft-opinionin e Komisionit të Venecias, të cilin më shumë sesa shenjëstrim për Presidentin Meta e sheh si konstatim të aksionit opozitar pas djegies së mandateve të deputetëve.

“Opinion që shkon përtej shkarkimit të Presidentit. Është dokument që i jep përgjigje shumë pikëpyetjeve por mbi të gjitha e konsideron gabim fatal djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, dhe ka më tepër peshë për këtë sesa e shkeli apo jo Kushtetutën Presidenti”.

Astrit Patozi i druhet një marrvëshje të fshehtë Basha- Rama për Reformën Zgjedhore, ndaj dhe thotë se prioritet i këtij procesi duhet të jetë jo vetëm ndryshimi i sistemit apo listat e hapura, por edhe ndryshimi i ligjit për partitë politike.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi