Pas regjistrimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Bindja Demokratike vendos të përfaqësohet në garën elektorale të 30 Qershorit me kandidatët e saj në çdo bashki. Vendimin e parë politik e ndau me mediat koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi.

Astrit Patozi  Koordinator i Bindjes Demokratike: 

Bindja Demokratike është e vendosur që në zgjedhjet e 30 Qershorit të bëjë betejën e saj frontale në të gjithë territorin e vendit ndaj duke u përballur me të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste pa asnjë dallim. Në këtë sfidë do kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari që refuzon këtë mazhorancë dhe mendon se Shqipëria po qeveriset keq e më keq. Bindja Demokratike ka objektivin e vet kryesor që në këto zgjedhje të përfaqësohet nga kandidatët e saj në çdo bashki të Shqipërisë. Nga ky rregull i përgjithshëm do të përjashtohen vetëm këto dy raste. Kandidatët e pavarur dhe ish kryetarët e bashkive të djathta”.

Në ato bashki ku do të dalin kandidatë të pavarur, qofshin këta edhe të djathtë, Bindja Demokratike do t’i mbështesë duke mos i rivalizuar me përfaqësues të saj në zgjedhjet lokale.

Astrit Patozi, Koordinator i Bindjes Demokratike: 

Ne zotohemi se nuk do nxjerrim kandidatë për kryetar në Bashkitë ku ata janë regjistruar, por do i mbështesim ata pavarësisht raportit që mund të kenë me BD. Arsyeja është një dhe e vetme që votat e kundërshtare të qeverisë të mos çahen dhe që të arrijmë qëllimin tonë, fitoren nga çdo kandidat i PS-së. 

Angazhohemi se do mbështesim dhe nuk rivalizojmë edhe kandidatë të mundshëm nga radhët e kryetarëve të bashkive të djathta që mund të vendosin të përballen me përfaqësuesit e qeverisë do i konsiderojmë si përfaqësuesit tanë sepse mendojmë që vetëm bashkimi i çdo force mund të sjellë rezultat fitues përballë kandidatëve të PS-së.

Sipas Patozit, Bindja Demokratike do të bëjë betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës pasi sipas tij rilindja dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama janë e keqja e vendit.

Tv Klan