Patriarku Kirill: Vdekja në Ukrainë, ju pastron nga mëkatet


Patriarku Kirill: Vdekja në Ukrainë, ju pastron nga mëkatet

21:20 26/09/2022

Gjenden varre të tjera në qytetin Izium

Teksa nuk ka kaluar shumë kohë nga gjetja e qindra varreve në Izium, një qytezë e çliruar së fundmi nga trupat ukrainase, të tjera varre janë gjetur. Njoftimi është dhënë nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

“Sot mora më shumë informacione. Ata gjetën edhe dy varre masive, varre të mëdha me qindra njerëz. Po flasim për qytetin e vogël Izium,” tha Zelenskiy.

Ai bëri thirrje gjithashtu për presion të vazhdueshëm ndaj Rusisë.

Sanksionet duhet të vazhdojnë. Këto sanksione do të kenë ndikim politik, si dhe ndikim financiar”, është shprehur Zelensky.

Ndërsa lufta vijon, udhëheqësi i Kishës Ortodokse në Rusi, Patriarkut Kirill është shprehur se ushtarët rusë që vdesin në luftën kundër Ukrainës do të pastrohen nga të gjitha mëkatet e tyre. Patriarku Kirill është një aleat kryesor i kreut të Kremlinit, Putinit, dhe mbështetës i luftës.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë 457 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, një pjesë e së cilës do të përdoret për të mbështetur hetimet e qeverisë për krimet e luftës.

Klan News












Të ngjashme