Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për të nisur hetimet dhe të zbulojë të vërtetën lidhur me të dhënat e qytetarëve që janë publikuar ditët e fundit në media.

Meta i ka drejtuar disa pyetje të drejtpërdrejta Edi Ramës dhe SPAK, lidhur me atë që ai e quan krim zgjedhor dhe skandal me të dhënat personale. Meta tha se përdorimi i të dhënave personale mund të përdoren nga krimi i organizuar dhe kërkoi që të nisin hetimet dhe të vihen para drejtësisë ata që janë përgjegjës.

Pyetjet që unë i drejtoj SPAK janë: Ku u krijuara kjo bazë, ku ruhet dhe kur u mbush? A janë këto të dhëna të njëjta me ato që qytetarët i kanë dhënë organeve shtetërore? A kemi krijuar ne miliona tendera për krijimin e platformave për mbajtjen e këtyre të dhënave? Cilat janë garancitë që u ofrohen qytetarëve të administrim politik të të dhënave të bizneseve?

Cilat janë garancitë kur të dhënat  rrjedhin në mënyrë masive? Unë si qytetar nuk e kam bërë kurrë dorëzimin e të dhënave në mënyrë që të mi përdorin në këtë mënyrë. Ndaj unë pyes ty Edi Rama, me çfarë të drejte i ke marrë të dhënat e qytetarëve shqiptar?

Me çfarë të drejte ti Edi Rama u ka caktuar shqiptarëve nga një spiun për t’i mbikëqyrur deri në çështje intime dhe për këto do keni prova në ditët e ardhshme. Me çfarë të drejte ti Edi Rama dhe patronazhistët e tu në raca, etnia, gjendja ekonomike, sociale etj. Kush do të mbajë përgjegjësi nëse këto të dhëna do të përdoren nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare. A e mendon ti Edi Rama që me këtë gjë që ke bërë i ke hapur rrugë krimin kibernetik. Ndaj i kërkoj Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet duke nisur nga Edi Rama deri tek agjencisë shtetërore. U drejtohem prokurorëve që të marrin në pyetje patronazhistëve tuaj, pasi të dhënat personale dhe jeta private e intime e të gjithëve janë në rrezik madhor“, u shpreh ndër të tjera./tvklan.al