Patrullim ruso-turk në kufirin sirian

Posta

Patrullim ruso-turk në kufirin sirian

23:36 22/10/2019

Marrëveshje Putin-Erdogan për tërheqjen e kurdëve

Pas gati shtatë orësh bisedimesh, presidentët Putin dhe Erdogan njoftuan në një konferencë të përbashkët shtypi se Rusia dhe Turqia do të fillojnë patrullimin e përbashkët në Siri.

Sipas marrëveshjes, grupet e armatosura kurde duhet të fillojnë të largohen nga zona e sigurisë që shtrihet 30 kilometra larg kufirit turk dhe për këtë arsye do të kenë 150 orë në dispozicion nga mesdita e së mërkurës.

Putin theksoi se forcat e huaja të vendosura në Siri në mënyrë të paligjshme duhet të largohen, duke shtuar se Ankaraja gjithashtu ndan qëndrimin se sovraniteti i Sirisë duhet të ruhet.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë diskutuan gjithashtu përfshirjen e bankave turke në sistemin e transferimit të dhënave të Bankës Qendrore të Rusisë.

Putin sqaroi se me homologun turk  u fol për një marrëveshje të rëndësishme që parashikon përdorimin aktiv të rublës dhe lirës turke në tregti, por edhe për zgjerimin e pranimit të kartave ruse Mir në territorin turk.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi