Paul Walker u nda nga jeta në vitin 2013, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas “The Sun”, karakteri i Paul Walker po rikthehet sërish në “Fast&Furious 9”. Ende nuk është e qartë nëse një aktori i ri do të portretizojë rolin apo do të përdoren pamje arkivë.

Walker ka qenë pjesë e ‘Fast & Furious’ që nga fillimi, duke luajtur së bashku me Vin Diesel, si një polic i infiltruar që quhej Brian O’Connor. Ata u ribashkuan më pas në filmin e vitit 2009 ‘Fast & Furious’ dhe më pas në ‘Fast Five’ të vitit 2011, ‘Fast & Furious 6’ të vitit 2013 dhe ‘Furious 7’ të vitit 2011.

Paraqitja e tij e fundit ishte në ‘Fast & Furious 6’ i vitit  2015, xhirimet e së cilës ishin bërë para vdekjes së tij.

Fast & Furious 9, ku interpretojnë Vin Diesel dhe John Cena, do dalë në kinema në 22 Maj 2020./tvklan.al