Emisoni “Opinion Plus”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me politikanin e njohur në Kosovë dhe liderin e Lëvizjes “Ora”, Veton Surroi.

Kosova ndodhet në një prej udhëkryqeve të saj historike që lidhet me përcaktimin e statusit të saj final, por edhe në një fushatë zgjedhore që është shpallur që nga java e kaluar.

Ne kemi kaluar të gjitha raundet historike prej Lidhjes së Prizrenit dhe tutje dhe kemi mbërritur në këtë fazë dhe pyetja do të jetë gjithmonë e njëjta. Sepse ne mund të bisedojmë për shumë çështje, mund të pajtohemi për shumë çështje, por në fund të fundit duhet të jetë pyetja, a mund të jetë Kosova e pavarur apo jo? Këtu përgjigja serbe është definitivisht jo”./tvklan.al