Rastet të reja ditore me Covid -19 në Australi arrijnë në 1000

Izraeli  i shpallur si kampion bote lidhur me vaksinimet e bëra  pavarësisht progresit të bërë lidhur me procesin e vaksinimit ka  regjistruar mbi 10,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit për herë të parë që nga  mesi  i Janarit.

Edhe pse Izraeli menjëherë pasi filloi fushatën e vaksinimit COVID-19, duke kryesuar  në nivel botëror  imunizimet për frymë regjistroi 10,001 rastet të reja  në 24 orët paraprake.

Në fund të Korrikut, Izraeli  u bë vendi i parë në botë që nisi  vaksinimin me dozën e tretë përforcuese  ku aktualisht 19% e popullsisë kanë marrë dozën e tretë përforcuese ndërsa 59% e popullsisë është vaksinuar dy herë.

Masa është marrë pasi të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan rënie të të efektivitetit të vaksinës edhe pse ajo vazhdon të ofrojë mbrojtje të madhe për  të sëmurit rëndë.

Ndërkohë edhe rastet e reja ditore të Australisë me COVID-19 kanë  arritur  në 1.000, një shifër e tillë ishte parë për herë të pare kur filloi pandemia globale.

Dy spitale të mëdha në Sidnei  kanë ngritur çadra në natyrë për të ndihmuar në përballimin e pacientëve në rritje.

Sydney , qyteti më i madh i vendit dhe epiqendra e shpërthimit aktual, po përpiqet të shuajë rastet në rritje me variantin Delta.

Shteti i New South Wales ka regjistruar 1,029 raste të reja me Covid-19  në vend, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 919 një ditë më parë.

Por pavarësisht rekordit  të ri ditor kryeministrja e vendit Gladys Berejiklian , ka përmbushur premtimin e saj për të lehtësuar disa nga rregullat në tubimet në natyrë.

Ajo tha se qeveria është  konsultuar me ekspertët shëndetësorë para se të vendoste mbi rregullat, dhe se më shumë heqje të kufizimeve do të shpallen kur shteti të arrijë 70% deri në 80 % të vaksinimit për të rriturit.

Klan News