Komiteti i Ekspertëve vlerëson se pavarësisht konfirmimit të variatit Delta në vendin tonë, masat të vijojnë të qëndrojnë të pandryshuara. Mira Rakacolli tha se pavarësisht nga qarkullimi i këtij varianti, mbrojtja prej tij është e njëjtë si me të gjitha variantet e tjera. “Mund të mbrohemi fare mirë nëse do të zbatojmë me rigorozitet ato masa që janë rekomanduar nga ekspertët tanë“, theksoi ajo.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë theksoi se e vetmja mënyrë që kemi për t’u mbrojtur nga ky variant i ri është padyshim vaksinimi.

“Pavarësisht se në Shqipëri është i vërtetë dyshimi i fortë për prezencën e variantit Delta, mbrojtja është një njësoj dhe niveli i masave nuk ka arsye që të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë. Pavarësisht nga qarkullimi i variantit Delta mbrojtja prej këtij varianti është e njëjtë si me të gjitha variantet e tjera. Mund të mbrohemi fare mirë nëse do të zbatojmë me rigorozitet ato masa që janë rekomanduar nga ekspertët tanë. Vazhdimi i orës policore do mbetet nga ora 24:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. E vetmja mënyrë që kemi për t’u mbrojtur nga ky variant i ri është padyshim vaksinimi”./tvklan.al