Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” u ndal në disa qendra shëndetësore këtë të hënë. Në qendrën numër 7, qytetari arriti të marrë një raport shëndetësor, duke i thënë mjekut, se i duhej, pasi do të martonte vëllain në Sarandë. Qytetari e mori dokumentin e kërkuar me diagnozën e sëmundjes në veshka.

Qytetari: Mundem? Si kalove? Doktoresha?

Infermierja: Unë jam infermierja, doktoresha nuk është.

Qytetari: Po doktoresha nuk është?

Infermierja: S’është, s’është sot.

Qytetari: Tani shiko. si e kam hallin unë! Dua një raport!

Infermierja: Për punë?

Qytetari: Raport 1-javor. Unë martoj vëllain të dielën në Sarandë dhe s’më japin leje nga puna.

Infermierja: E ke kartën e identitetit?

Qytetari: Po më, kam këtë pasaportën.

Infermierja: Ke ardhur me shërbim domethënë?

Qytetari: Jam, punoj magazinier këtu në një vend. Më kupton?

Infermierja: Jeton këtu me qira.

Qytetari: Po pra, eh…

Infermierja: Në zonën tonë. Nga cila datë?

Qytetari: Po nesër?

Infermierja: Nga nesër e do?

Qytetari: Deri të premten, se të premten ma lanë pushim mua ata!

Infermierja: Ok! Domethënë e do nga nesër?

Qytetari: Po!

Infermierja: Që i bie 18-të.

Qytetari: Po!

Infermierja: Përfshirë të premten, apo të premten jo?

Qytetari: Jo, të premten ma lanë pushim mua ata, kshu që…

Infermierja: Po s’të bie 3 ditë, të bie…

Qytetari: Po, 3 ditë!

Infermierja: 1, 2, 3! Ok, po të ndihmoj, meqë e shoh s’po të sorollas, i them unë doktoreshës!

Qytetari: Ok, në ça orë të vij nesër?

Infermierja: Do ta bëj tani!

Qytetari: Ok! Mirë!

Infermierja: Profesioni?

Qytetari: Magazinier!

Infermierja: Vuan nga veshkat, po ta bëj.Urdhëro!

Qytetari: Ok!

Infermierja: Je në rregull!

Qytetari: Të falenderoj!

Infermierja: Të lutem!

Qytetari: Shumë faleminderit! Mirupafshim!

Në Qendrën Shëndetësore në Kamëz, u sigurua një raport 10 ditor, duke paguar 10 mijë lekë të vjetra e me diagnozën Bronkopneumonia Sinistra.

Doktori: Hajde moj, kush e ka radhën?

Qytetarja: Si kaluat? Kam një hall, më duhet një raport, më duhet një raport!

Doktori: Ça raporti?

Qytetarja: Një raport për një javë pushime, se më duhet të iki në Gjermani te vëllai!

Doktori: Je pacientja ime?

Qytetarja: Jo more doktor, s’jam. Thjesht erdha pyeta dhe më thanë vetëm në mjek familje.

Doktori: Ku punon?

Qytetarja: Tek këto bursat në call center, prandaj po nxitoja. Është thjesht sa me ia çuar atij administratorit.

Doktori: Po mirë ja do pres.., do presësh çik aty përjashta!

Qytetarja: Pres, nuk është problem. Faleminderit!

Doktori: Prit aty, të mbaroj këto dy vizitat unë!

Qytetarja: Faleminderit!

Doktori: (i drejtohet infermieres) Hajde plotësoje çikë atë! Larguar, ti do rrish në Kamëz, apo do ikësh në Librazhd?

Qytetarja: Jo, unë do nisem nesër.

Doktori: Lëre, e mora vesh atë!

Qytetarja: Në Librazhd!

Doktori: Po puna është, duhet të hap kartelën unë ty!

Qytetarja: Jo, jo! Qëndrimin e kam në Kamëz unë, se punën e kam këtu.

Doktori: Po, dakord pra!

Qytetarja: Po, po këtu, këtu!

Doktori: (i drejtohet infermieres) Bronkopneumonia Sinistra 10-të ditë pushim, duke filluar nga sot! Prit aty përjashta, sa të bëj rekomandimin!

Qytetarja: Doktor, sa ju detyrohem?

Doktori: Sa të duash, po hë!

Qytetarja: Më thuaj, më thuaj, të lutem!

Doktori: Ooo, lëre aty (10-të mijë lekshin). Mirupafshim!

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktori: Hajd!

Qytetarja: Faleminderit!

Doktori: Mirupafshim!

Ndërsa në qendrën shëndetësore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja: A mundem? Përshëndetje!

Doktori: Përshëndetje!

Qytetarja: Si jeni?

Doktori: Mirë!

Qytetarja: Doktor, unë kam ardhur, për të bërë vaksinën!

Doktori: Si e ke emrin?

Qytetarja: XXXX XXXX/ Problemi është, se dua të bëj Pfizer-in unë, për vaksina e di unë, kur (piqen kumbullat) ?? Po unë duhet të nisem për Zvicër edhe dihet, që këto të tjerat…

Doktori: Exxx, ku e ke mjekun?

Qytetarja: Atëherë, mjekun nuk e kam këtu. Unë kam dy muaj, që jam transferuar me qira në Laprakë. Kam ardhur të zgjidh hall, se në fund të Shtatorit-fillim Tetorit, unë dua të nisem për Zvicër. Për pagesën e di, nuk është problem.

Doktori: XXXX XXX me XXXX XXXX të tërheq unë çikë këtu?

Qytetarja: Do më sjellësh këtu?

Doktori: Vetëm vaksinën do bësh?

Qytetarja: Po mirë mo, në qoftë se s’ka problem, s’më prish punë. Do më thuash, sa lekë paguaj?

Doktori: Sa të duash!

Qytetarja: Hë!

Doktori: Sa lekë të duash!

Qytetarja: Sa ka qenë pazari për të tjerat, apo më ulët?

Doktori: Ça të duash, që të jesh e kënaqur, ça të duash!

Qytetarja: Jo, jo! Ma thuaj!

Doktori: Dëgjove, ça të thashë?

Qytetarja: Të lutem mos më vër në siklet! Unë përderisa kam ardhur deri këtu, do të thotë, që kam pyetur, jam interesuar. Nuk dua unë të bëj… Tani 20 mijë lekë?

Doktori: Ok! Në rregull!

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktori: A je e kënaqur ti?

Qytetarja: Faleminderit! Jo, a jeni i kënaqur dhe ju? Tani unë e di, që pazari ka qenë edhe më i lartë.

Doktori: A je e kënaqur? Këtë nuk dua të…

Qytetarja: Unë e kënaqur jam, normalisht, që jam e kënaqur, po!/tvklan.al