wwwwwwwwwwwwwwwwPartia Demokratike e ka konsideruar të dështuar punën e qeverisë në çështje të rendit dhe sigurisë. Deputeti Arben Ristani tha se në 100 ditë policia e shtetit u kthye në polici partiake ku në vend të profesionistëve u vendosën militantët.

100 ditët e para të kësaj qeverie janë dështim në çështjen e rendit dhe sigurisë. Duke iu referuar shifrave, Partia Demokratike deklaron se niveli i kriminalitetit dhe aksidenteve rrugore është rritur, teksa rendit si pjesë të dështimit edhe shkarkimet e profesionistëve nga radhët e policisë dhe emerimet e militantëve partiakë në vend të tyre.

Deputeti Arben Ristani u ndal edhe tek gjobat e vëna apriori nga policia rrugore, duke thënë se kjo situatë i ka bërë qytetarët me të pasigurtë.