219 000 shqiptarë janë larguar nga vendi që prej momentit që qeveria e Ramës ka ardhur në pushtet. Kështu shprehet përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se mesatarisht çdo vit nga vendi jonë që prej 2014-s janë larguar 31307 shqiptarë.

“1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion”, shkruan Tabaku.

Ajo shton më tej se vizioni i PD-së është që shqiptarët të kenë punë dhe të qëndrojnë në atdhe./tvklan.al